Mblidhen për të shpëtuar Universin, mungon Amerika

26/04/2018 09:53

Chris Evans mungoi në premierën e filmit “Avengers: Infinity War” dhe fansat e sagës me superheronj nuk e pritën aspak mirë këtë gjë.

Aktori luan rolin e Kapiten Amerikës në filmin më të ri, por të hënën nuk ishte bashkë me yjet e tjerë hollivudianë në Los Anxheles, duke bërë që fansat të postonin foto të zbrazët nga tapeti ngjyrë vjollcë.

“Sa bukur duket Chris Evans”, shkroi me ironi një prej tyre, duke mos e marrë parasysh faktin që ky aktor është duke interpretuar në Broadway aktualisht.

Me anë të një postimi në Twitter, Evans i kërkoi falje fansave: “Më vjen keq që nuk mund të isha në premierë. Me të vërtetë doja që të isha atje, por shfaqja ime nuk ma lejoi”.

“Avengers: Infinity War” pritet që të jetë një prej filmave më fitimprurës në historinë e kinematografisë.

FOTO GALERI
17/19
Letitia Wright

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA