Juan Manuel Santos fitoi një Çmim Nobel në vitin 2016 pasi arriti marrëveshjen historike mes shtetit kolumbian dhe grupimit të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, njohur si FARC. Por paqja me organizatën që terrorizoi vendin për 5 dekada ka ardhur me një çmim të shtrenjtë për vendin amerikano-jugor.

Dy vjet më pas, xhungla kolumbiane, e cila ka shërbyer si treha e FARC-ut, është shndërruar në një fushëbetejë të re mes grupeve rivale që kërkojnë të fitojnë territor pas largimit të “Luanit”. Në një raportim ekskluziv të agjencisë Reuters tregohet se marrëveshjet që FARC la në mes me trafikantët e drogës, në industrinë e paligjshme minerare dhe “tregje” të tjerë të zinj, janë bërë çmimi i vyer, për të cilin organizata “bija” po luftojnë përgjakshëm për t’i kontrolluar.

Dhe si gjithmonë, ata që vuajnë në këto raste janë njerëzit e thjeshtë, për të cilët asgjë nuk ka ndryshuar. Grupimet e tjera kanë nisur rekrutimet e reja, një zgjidhje që duket shumë më joshëse për të varfërit e xhunglës, të cilët nuk impresionohen aspak nga plani i qeverisë për të investuar 3 miliardë $ në 15 vitet e ardhshme për të përmirësuar shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe bujqësinë në zonat e shkatërruara nga lufta civile.

Sot në Kolumbi veprojnë rreth 70 grupime kriminale të armatosur me në total 5000 forca guerrilase, të cilat përveç “idealit” të luftës, nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga burimi kryesor i të ardhurave, kokaina. Vetëm në qytetin port Tumaco, sipas DEA-s amerikane, janë 23 000 hektarë tokë të mbjella me bimën e kokës. Në vitin 2016, sipas të dhënave zyrtare, kulitivimi i kokainës arriti në 188 000 hektarë në të gjithë vendin.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA