Mohamed po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm, duke bërë që prej disa kohësh të eklipsojë edhe dy më të mirët e 10 viteve të fundit Ronaldo e Messi.
Interpretimi i mrekullueshëm në gjysmëfinalen e parë kundër ish-skuadrës ë tij, Romës, me dy gola dhe dy assist, e ka bërë egjiptianin padyshim futbollistin e momentit dhe me shumë gjasa një prej kandidatëve për ‘Topin e Artë’. Dhe në këto kushte Liverpool ka vendosur që ta mbrojë fort ‘faraonin’.
Sipas asaj që shkuan media britanike Liverpool nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 200 milionë stërlina ose më saktë 239 milionë euro, në këmbim të kartonit të sulmuesit. Dailymail shkuan se Liverpool është gati ta mbrojë nga ofertat e Real Madrid dhe të mëdhenjve të tjerë të Evropës. Interesimi i Real Madrid për Salah nuk është misterioz: tratativa ka mbetur pezull për shkak të mungesës së klauzolës së shitjes në kontratën e futbollistit në rast të prishjes para kohe të kontratës.
Ndër të tjera Liverpool është duke punuar për për zgjatjen e kontratës me Salah dhe padyshim edhe rritjen e pagës së tij.
Top Channel