Ka 20 vjet që shmanget, Iuliano: Penalltia Ronaldos? Pyesni VAR-in

26/04/2018 14:33

Kanë kaluar plot 20 vjet nga ai moment, pikërisht më 26 prill 1998 dhe një prej aktorëve protagonistë vazhdon të ‘fshihet’, duke mos e thënë kurrë të vërtetën.

Mark Iuliano në një intervistë për Corriere della Sera mundohet që të driblojë në të gjitha mënyrat, duke mos e thënë asnjëherë mendimin e tij. “Më pyesin ngado, më kanë pyetur edhe në banjë, në autobus, kudo që shkoj. Një faull i tillë ndodh çdo ditë sot, edhe në Angli ka ndodhur, nuk e kuptoj pse merreni me një rast të tillë. Ai ishte një aksion në zhvillim dhe Juve ka vjedhur asgjë, por ka fituar gjithçka me meritë. Lërjani VAR-it ta gjykojë këtë rast”, tha Iuliano duke kërkuar të heqë vëmendjen.

“Sepse ne ishim skuadra më e mirë, që stërviteshim më shumë se të gjithë, ishim si në një regjim ushtrie. Që në orën 7 i gjeja shokët duke u stërvitur në palestër. Pastaj ishim një skuadër shumë kompakte. S’kam parë skuadër që 25 futbollistë të dilnin të gjithë bashkë nga qendra stërvitore. Pastaj kishim dhe Zidane, ai ishte si ‘Zoti’, mjaftonte t’ja çonim topin dhe ai bënte gjithçka vetë”, thotë Iuliano.

Iuliano i është rikthyer edhe një teme shumë të rëndë, skualifikimit të tij për përdorim kokaine: “Po, është e vërtetë. Ishte një skualifikim i rëndë 2-vjeçar për mua, por çdo gjë ishte drejt fundit dhe mendoj se ka qenë periudha më e errët e karrierës time. Më është dashur të filloj gjithçka nga zero”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel