Fëmijët shqiptarë të Botërorit takojnë Alban Bushin

26/04/2018 11:42

Dy fëmijët shqiptarë të përzgjedhur si pjesëmarrës në projektin “Futboll për miqësi” kanë takuar Alban Bushin.

Trajneri i kombëtares U21 dhe njëri nga golashënuesit më të mirë kuq e zi ka disa këshilla për Megi Jatën dhe Noel Gjebrean.

“Iu uroj shumë suksese të dyve, Megit si futbolliste në rolin e saj në mbrojtje, uroj mos të lërë të kalojnë sulmuesit kundërshtarë. Ndërkohë Noeli uroj të jetë një gazetar i zoti e të sjellë histori interesante nga ky aktivitet”, shprehet Bushi.

“Futboll për miqësi” (Football for Friendship F4F) nga Gazprom është një program social ndërkombëtar për fëmijët dhe zbatohet prej vitit 2013. Programi ka si qëllim që të zhvillojë futbollin tek të rinjtë dhe një stil jetese të shëndetshëm duke promovuar tolerancën, idetë e reja, dhe miqësinë mes fëmijëve të gjithë globit.

Kampionatin Botëror i “Futbolli për Miqësi” zhvillohet më 12 qershor 2018 në Rusi.

Top Channel