Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Edhe pse me një lojtar më pak, Atletico Madrid ka arritur të marrë një barazim 1-1 në Londër ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
Vetëm pas 10 minutave lojë, Atletico mbeti me një lojtar më pak, pasi Vrsaljko është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe la fushën e lojës. Në 45 minutat e para të ndeshjes, Arsenali dominoi totalisht kundërshtarin, por pa mundur të shënojë ndaj Atletico Madrid. Me të nisur pjesa e dytë, anglezët gjetën golin e avantazhit me Lacazette. Dominimi i anglezëve vazhdoi, por në tentativë për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë, spanjollët përfitojnë dhe me anë të një kundërsulmi gjejnë një gol tejet të rëndësishëm me francezin Griezmann.
Ishte minuta e 82 kur sulmuesi i Atletico shfrytëzoi mjaft mirë një top të gjatë në drejtim të tij dhe mbposhti i vetëm mbrojtjen dhe portierin e Arsenal.
Tashmë çështja e kualifikimit për në finale pritet të vendoset në Spanjë në ndeshjen e kthimit, por Ateltico duket e favorizuar me golin e shënuar në fushë kundërshtare.
Ndërkohë, Marseille ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Salzburgut të Valon Berishës në ndeshjen e parë të luajtur në Francë të vlefshme për gjysmëfinalen e Europa League.
Edhe pse austriakët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë nuk mundën të shënojnë në këtë transfertë, ku u ndëshkuan me dy gola.
Thauvin dhe N’Jie ishin autorët e dy golave për francezët, të cilët shkojnë në ndeshjen e kthimit mjaft të qetë.
Top Channel