Dy miliardë yje të mbledhur në katalogun më të madh të të gjitha kohërave. Katalogu është prezantuar në Berlin, në ekspozitën ndërkombëtare të aeronautikës dhe hapësirës.

Autor është sateliti Gaia, i agjencisë hapësinore evropiane. Janë 1.5 milionë giga byte të dhëna në total, një zhytje e vërtetë në rrugën e qumështit. Janë plot dy miliardë yje por edhe më shumë se 14 mijë asteroide, që deri më sot nuk ishin parë. Për drejtorin e aktiviteteve shkencore të ESA0-s, Gunther Hasinger, të dhënat e Gaias po ripërcaktojnë bazën e astronomisë.

Por, sateliti nuk kufizohet vetëm në regjistrimin e prezencës. Ai ka mbledhur të dhëna për një vëllim prej rreth 1.5 giga byte memorie dhe e ka bërë këtë mes viteve 2014-2016. Pozicioni i 1.7 miliardë yjeve është i njohur dhe për 3 miliardëshin e mbetur njihet edhe distanca nga sistemi diellor, lëvizja dhe ngjyra. Për një pjesë më të vogël ndërkohë, sateliti ka mundur të regjistrojë edhe shpejtësinë, temperaturën dhe ndriçimin.

Ai ia ka dalë mbanë edhe të kapë dritën e gjysmë milionë quasar, ose galaksive të largëta që kanë në qendër një vrimë gjigande të zezë që emeton energji. Për të krijuar një ide mbi punën e kërkuesve duhet të imagjinosh më shumë se 300 mijë dvd plot me të dhëna dhe imazhe.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA