26/11 11:52
“Mur kamionësh”, të paktën kështu u quajt nga mediat amerikane, pasi policia në Detroit i kërkoi kamionistëve që të bllokonin të dyja kahet e autostradës tek sportelet me pagesë.
Kamionët u vendosën poshtë urës, pasi mbi të ishte një person që kërcënonte se do të hidhej për t’u vetëvrarë.
13 kamionë u vendosën nën urë në mënyrë që të pakësonin lartësinë e rënies, në rast se personi në fjalë do të hidhej.
Megjithatë, policia mundi ta bindë atë që të zbresë vetë, por kjo nuk zbeh aspak solidaritetin e kamionistëve. Në fakt, nga mediat dhe komentet në rrjetet sociale, që të 13 ata po cilësohen si heronj.
Top Channel