Qeveria kanadeze ka investuar 2.7 milionë dollarë për zhvillimin e një modeli të ri radarësh, që do të përditësonte sistemin e saj mbrojtës, sidomos në zonën e Arktikut.
Bëhet fjalë për një projekt që po testohet ende në kushtet laboratorike dhe Universitetin e Ëaterloo-së.
Teknologjia e re njihet si “Quantim Radar” dhe shfrytëzon ndriçimin e fotoneve të dritës për të shquar një objekt.
Teorikisht, radarët e kësaj teknologjie mund të dallojnë edhe avionët “fantazmë”, apo ata që nuk kapen nga radarët tradicionalë, madje edhe objekte fluturuese të përmasave më të vogla, qoftë edhe parashutistë, apo dronë dhe besohet se mund ta bëjnë këtë me një saktësi të madhe.
Nëse projekti do të realizohet në kohë, qeveria kanadeze synon që të zëvendësojë radarët tradicionalë në Arktik, në stacionin “NWS 54”, të cilin e administron së bashku me Shtetet e Bashkuara.
Ky sistem është ngritur prej dekadash dhe shërben edhe për parashikimin e motit dhe rrymave atmosferike të ftohta, por është në fund të jetës së tij dhe sipas shkencëtarëve duhet zëvendësuar para vitit 2025.
Ndërkohë, të interesuara në lidhje me teknologjinë e radarëve “Quantum” është edhe Kina me Rusinë.
Top Channel