Vret veten me armën e shërbimit, polici sapo kishte lënë turnin

24/04/2018 09:32

Ka mbaruar turnin dhe sapo është kthyer afër drejtorisë së policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka shkrepur armën e shërbimit drejt vetes. 46-vjeçari K.F, i ka dhënë fund jetës në mënyrën tragjike.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. “Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak.

Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar shkrepjen e vetme të armës, dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin.

Top Channel