Trump kërcënon Iranin: Do keni probleme të mëdha

24/04/2018 23:30

Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për “probleme të mëdha” në qoftë se ajo rifillon programin bërthamor që ra dakord për të frenuar, në një marrëveshje ndërkombëtare 2015.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin francez Emmanuel Macron, Trump e quajti marrëveshjen e Iranit “të çmendur”. Vetë presidenti francez, i cili po lobon pranë Trump për të ruajtur marrëveshjen, tha se ishte e mundur të krijohej një marrëveshje e re me Iranin.

Presidenti amerikan po kërcënon të refuzojë një zgjatje të paktit bërthamor të epokës Obama, me një afat përfundimtar më 12 maj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë të premten kryeqytetin e SHBA-ve, për të bërë një përpjekje të minutës së fundit për të ndalur Trumpin nga rruga për t’i dhënë fund marrëveshjes me Iranin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA