
02/05 13:46
Konsumimi i vazhdueshëm i kafes apo produkteve të tjera që përmbajnë kafeinë, midis të cilëve çaji, është në gjendje të ndihmojë në dobësim, ishte përfundimi i disa kërkuesve britanikë.
“Sasia e kafes apo çajit që pimë është në gjendje të bëjë ndryshimin. Studimi ka treguar se kafeina rrit me 5-10% metabolizmin në dy orët e ardhshme pas konsumimit të saj. Duke pirë një kafe çdo dy orë, ky efekt përftohet gjatë të gjithë ditës”, deklaroi doktori Lowe, drejtues i studimit.
Një efekt i ngjashëm me atë të një kafeje në rritjen e konsumit të energjisë nga ana e trupit është në gjendje të arrijnë edhe 20 cigare, por kjo nuk është e rekomandueshme për shëndetin.
Top Channel