Luciano Spalletti është ka folur sot për sfidën e të shtunës në mbrëmje përballë Juventusit, duke thënë se shpreson në një fitore, për të bërë më të mundur arritjen e zonës Champions.

Trajneri i Interit tha se pret që tifozëria e ‘San Siros’ të bëjë tifo për Interin, jo kundër Juves, duke lënë të nënkuptohet se zikaltrit duan ta fitojnë këtë takim për të arritur objektivin e tyre, jo për t’i prishur planet bardhezinjve.

“Të shtunën na pret një ndeshje shumë e vështirë, ashtu siç do të jenë të gjithë takimet deri në fund të sezonit. Pres që tifozëria të bëjë tifo për Interin, pasi duam ta fitojmë këtë ndeshje, për të arritur objektivin tonë sezonal. Natyrisht që edhe Juventusi do të jetë shumë i karikuar, pasi skuadra të tilla nuk janë mësuar të humbin shpesh dhe do të kërkojnë menjëherë ringritjen. Gjithsesi këto janë ndeshje për lojtarë me personalitet dhe besoj se ne kemi mjaftueshëm personalitet e karakter për ta përballuar”, deklaroi Spalletti.

Trajneri i zikaltërve foli edhe për marrëdhëniet me Allegrin dhe Sarrin, dy teknikë që kanë sytë pikërisht nga Interi i tij, këtë të shtunë në mbrëmje.

“Si Allegri, edhe Sarri janë miq të mitë dhe do t’i ftoja me kënaqësi në një darkë. Ata janë trajnerë prej të cilëve gjithmonë mëson diçka dhe këtë e dëshmon fakti që skuadrat e tyre po luajnë një kampionat të pabesueshëm, edhe tani në javën e fundit”, tha trajneri i Interit.

Top Channel