Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e ish-drejtorëve të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma e Dashamir Xhika.
Bashkë me ta, si të pandehur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan do të ulen edhe nëntë persona të tjerë, tre prej të cilëve janë pronarë të firmave të ndërtimit, ndërsa të tjerë specialistë në Drejtorinë e Rrugëve.
Prokuroria e Elbasanit njoftoi zyrtarisht se, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”; do te të gjykohen 11 persona dhe 3 kompani. Nga të pandehurit në këtë çështje pesë prej tyre janë me masën e arrestit me burg, ku përfshihen edhe dy ish-drejtorët Andi Toma dhe Dashamir Xhika, ndërsa gjashtë të tjerë janë me masën detyrim paraqitje. Kallëzimi penal u krye në 11 prill të 2016-ës, ndërsa arrestimet u bënë dhjetë muaj më vonë.
Sipas organit të akuzës, personat e çuar për gjykim kishin për detyrë sistemin dhe asfaltimin e rrugës së Gjinarit, punë e cila nuk u krye asnjëherë.
Nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Elbasanit rezulton se ka dyshime të forta për një dëm prej 5 miliardësh lekë të sjellë ndaj shtetit me mos veprimet e të 11 të pandehurve. Shoqëritë që do të jenë në gjykim janë shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa”, e cila ka qendrën në Elbasan dhe shoqëritë “Arifaj” dhe “Zenit-06” me qendër në Tiranë.
Kominikata e plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet për procedimin penal Nr.740, regjistruar datë 11.04.2016, dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve:
1) Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3) Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
4) Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
5) Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal,
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
6) Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.,
– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.
– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
7) Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorise se Sigurimit te Cilesise prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
8) Astrit Qafa, Pergjegjes i Sektorit te Kualifikimit prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
9) Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,
– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
10) Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,
– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
11) Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,
– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.
– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
12) Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt.K12911201C, me qendër në Elbasan,
– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.
13) Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt.J76418907K, me qendër në Tiranë,
– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.
14) Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt.K61731002D, me qendër në Tiranë.
E akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Top Channel