Mercedes Class C SW, fenomen botëror (Foto)
24/04/2018 09:15
Mercedes Class C në vitin 2017 ka shitur më shumë se 415 mijë modele në të gjithë botën. Ky numër është sa i gjithë prodhimi i Volvos dhe sa dyfishi i prodhimit të Alfa Romeos.
Klasi C i makinës gjermane prodhohet në 4 vende të ndryshme: Në Bremen të Gjermanisë, në Londrën Lindore të Afrikës së Jugut, në Tuskaluz të SHBA-së dhe në Pekin të Kinës. Pra, por flasim për një fenomen botëror.
Mercedes Class C SW është një nga makinat e vogla të klasit C, të prezantuara së fundmi. Ajo arrin nga 0 në 100 km/h për 4,7 sekonda.
Ndërsa në vitin 2019 do të nxirret në treg edhe versioni elektrik i kësaj makine.
Top Channel