Liverpool, i udhëhequr nga egjiptiani Salah dhe Firmino, ka marrë një fitore 5-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, duke qenë me një këmbë në finalen e madhe.

Në “Anfield”, “The Reds” triumfuan me rezultatin 5-2. Një sezon më parë “magjistari” Salah ishte në radhët e Romës, por Liverpool ua rrëmbeu italianëve dhe ishte pikërisht egjiptiani, së bashku me Firminon më të mirët në fushën e lojës, duke shënuar nga dy gola, ndërsa asistuan po nga dy herë. Ndërkohë, një gol u shënua nga Mane për Liverpool.

Kur të gjithë menduan se Roma pësoi një humbje të thellë dhe kaq ishte për ta aventura në Champions, italianët zgjohen dhe shënojnë dy gola të shpejtë. Në fillim me Dzekon dhe më pas me Perotin me 11-metërsh.

Tashmë italianëve u duhen edhe 3 gola për t’u kualifikuar, por nuk çështja e kualifikimit nuk mund të quhet e mbyllur. Mjafton të kthehemi në çerekfinale, kur italianët përmbysën pikërisht me 3 gola Barcelonën në “Olimpico”.

A do të bëjnë sërish të njëjtën gjë edhe ndaj Liverpool? Kjo mbetet për t’u parë…

FOTO GALERI
2/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA