Formula 1 hoqi dorë nga vajzat e startit, ato të njohura si “Grid Girls”, por një sport tjetër e ruan ende këtë traditë.

Bukuroshet me çadra në krah të pilotëve vazhdojnë të zbukurojnë startin e çdo gare me motorë.

Rasti më i fundit ishte në pistën e Austin në Shtetet e Bashkuara, ku “Grid Girls” shkëlqyen, para, gjatë dhe në fund të garës.

Ndërkohë, vendimi i Formula 1 për të hequr dorë nga vajzat shoqëruese të pilotëve në fillim të garës dhe gjatë marrjes së çmimeve në fund u prit me një reagim të dyzuar.

Shumë e përshëndetën këtë vendim, pasi e quanin “seksiste” praninë e këtyre vajzave në të tilla gara, të tjerë e qortuan duke deklaruar se po hiqej një pjesë e pandarë dhe tradicionale dhe garat e Formula 1 po humbnin një pjesëz nga bukuria e tyre, në kuptimin e plotë të fjalës.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA