Quhet Dylan McWilliams, 20-vjeçari nga Kolorado, që më 19 prill mbijetoi pasi u gjend ballë për ballë me një peshkaqen Tigër ndërsa bënte sërf në Havai.

Siç raporton BBC, në të shkuarën, ai i kishte shpëtuar sulmit të një ariu dhe pickimit të një gjarpri helmues.

20-vjeçari është i apasionuar pas jetës në ajër të pastër dhe në vitet e fundit ka jetuar kudo nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke i financuar udhëtimet e tij me punë nëpër ferma apo si instruktor mbijetese.

Në korrik 2017, ai po mbante një kurs mbijetese në një kamping në Kolorado, kur u gjend me kokën mes krahëve të një ariu të murrmë. “Më mbërtheu nga pjesa e poshtme ndërsa unë e godita në sy deri sa më lëshoi”, tregon ai.

Bëhej fjalë për një ari rreth 136 kilogramësh dhe Dilan, fatmirësisht ia hodhi me vetëm nëntë qepje në kokë. Në 2015 ndërkohë, gjatë një ekskursioni në Utah, ai u sulmua nga një gjarpër me zile, që fatmirësisht nuk i injektoi shumë helm. Edhe në këtë rast, Dilan ia hodhi me pak; vetëm disa ditë dhimbje, shtrirë në shtëpi.

Ndërsa episodi më i fundit ndodhi në ishullin Kavai, të Hauait. Atje ai po bënte sërf në ujërat e kristalta, kur papritur pa nën të një peshkaqen.

“Është çmenduri. Më duket se nuk kam shumë fat, por ama me duket se jam me fat në situata të pafata”, shprehet McWilliams.

Sipas mjekëve, bazuar në shenjat e dhëmbëve në këmbën e 20-vjeçarit, duhej të bëhej fjalë për një peshkaqen tigër rreth 2 metra të gjatë. Sidoqoftë, edhe këtë radhë djaloshi ia hodhi me vetëm tetë qepje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA