Mercedesi dhe Lewis Hamilton janë gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës mes tyre.

Piloti britanik, prej kohësh i ka nisur bisedimet me drejtuesit e skuderisë gjermane, Toto Wolff e Niki Lauda, në lidhje me këtë çështje që duket se po shkon drejt mbylljes.

Tashmë mësohet se për rinovimin mungon vetëm përcaktimi i detajeve, që do të thotë se për Ferrarin, prania e Hamiltonit do të mbetet vetëm një ëndërr.

“Ajo që shpresoj për të ardhmen është që të vijoj punën me Mercedesin për t’u përmirësuar edhe më shumë”, tha Hamilton në faqen zyrtare të skuderisë. “Ajo që dua vërtet është që të çoj këtë skuadër sa më larg të jetë e mundur. Dëshiroj të jem pjesë e këtij udhëtimi, ku Mercedesi të jetë skuadra më e suksesshme në historinë e Formulës 1”.

Ndërkohë, Niki Lauda foli për pikën ku kanë arritur bisedimet me Hamiltonin për kontratën e re, duke theksuar se ana financiare nuk është problem në këtë histori.

“Mungojnë vetëm detajet, – tha Lauda. – Hamilton do të vijojë të garojë me ne. Ndodh që ndonjëherë akordet janë të kushtueshme, gjithçka varet nga gara e fundit. Por, në këtë rast, paratë nuk përbëjnë asnjë problem. E kemi gjetur marrëveshjen paraprake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA