Qendra Komunitare në Shkozë të Tiranes u hap në 2013-ën dhe në të ofrohen shërbime të ndryshme ditore për njerëz në nevojë, kryesisht rome dhe egjiptiane, nga 3 njësi administrative në kryeqytet.
Qendra është ditore dhe ofron një vakt falas, drekën. Në Tiranë numërohen 5 qendra komunitare.
Për të përfituar, personi duhet të vërtetojë që është në vështirësi ekonomike dhe një raport që nuk ka sëmundje ngjitëse. Aktualisht në qendër trajtohen rreth 400 individë.
“Ky numër ka ardhur në rritje, duke qenë se në fillim kanë qenë 50 persona”, shprehet Brisilda Mataj, punonjëse Sociale.
Prej 1 muaji janë hapur kurse kundër analfabetizmit për rome e egjiptiane për t’i drejtuar me pas në kurse profesionale, pra për të marrë një zanat.
Silvana Laçi, nënë e tre fëmijëve vjen përditë për vaktin e drekës. Vetëm burri punon, merr 17 mije lekë në muaj. Silvana me tre fëmijët kthehen në shtëpinë-barakë ku jeton prej një muaj, pasi me pare jetonte me qira.
Dreka iku, po për darkë çfarë do t’u bëjë fëmijëve?! “Trahana. Jam deri në fyt me borxhe, kam 600 mije leke borxh”, tregon ajo.
Top Channel