Ishte vlerësuar si një finale për titullin e Serie A. E Napoli mori më të mirën e kësaj ndeshjeje duke ngushtuar diferencën me Juventusin kryesuese në vetëm 1 pikë, ndërsa janë për t’u luajtur edhe 4 ndeshje.

Një pjesë e parë me shumë norvozizëm dhe me Napolin që dominoi me qarkullimin e topit, por edhe me rastet. Shumë kartonë të verdhë në pjesën e parë po asnjë gjuajtje.

Goli që do vuloste edhe fatin e ndeshjes, si edhe vijimin e luftës për titullin, erdhi vetëm në kohën shtesë të pjesë së dytë nga Kalidou Koulibaly.

Me këtë fitore të Napolit, duket se fituesi i titullit në Serie A do të përcaktohet vetëm javën e fundit.

Vlen për t’u shënuar rasti i Pjaniç në të 17-ën që rroku shtyllën në një goditje të devijuar drejt portës, ndërsa Insinje shënoi për Napolin në të 38-ën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel