Marinari shqiptar humbet jetën në Britani, ministrja kërkon kompensim “pa vonesa”

21/04/2018 11:41

Edhe pse vazhdon hetimi për vdekjen tragjike të një marinari shqiptar, në një port në qytetin lindor anglez të King’s Lynn, ministrja britanike e Transportit Detar ka deklaruar se familja e 32-vjeçarit Alfred Ismaili duhet kompensuar pa vonesa.

Ismaili, nga qyteti i Durrësit, i cili punonte për anijen “SMN Explorer” të regjistruar në Liberi, ndodhej në portin anglez kur gjeti vdekjen në datën 1 shkurt.

Alfred Ismaili, 32-vjeçar, nisi kontratën me kompaninë “Explorer” nga Rotterdami në nëntor të vitit të kaluar, e cila i mbaronte këtë muaj, duke u paguar me rreth 1.500 dollarë në muaj.

Ai ka lënë gruan dhe 3 fëmijë jetim. Operatori i anijes është me qendër në Athinë dhe kompania thotë se nuk mund të bëjë pagesën e kompensimit pa mbaruar më parë hetimet mbi shkaqet e vdekjes.

Por, ministrja britanike e Transportit Detar, Nus Ghani thotë se familija e marinarit shqiptar të vdekur në portin anglez, në muajin shkurt, duhet kompensuar “pa vonesa”, siç parashikon konventa ndërkombëtare, e cila thotë se pronari i anijes duhet të ketë “ sigurinë financiare” për të mbuluar kompensimin për sëmundjet profesionale, lëndimin apo vdekjen e punonjësve të saj.

Sipas kontratës, njeriu më i afërt i Alfred Ismailit duhet të merrte mbi 102 mijë dollarë dhe çdo fëmijë nga 20.462 dollarë, duke e çuar shifrën e kompensimit në mbi 160 mijë dollarë për familijen e të ndjerit.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA