Një adoleshente, që i mbijetoi sulmit terrorist në “Manchester Arena”, është rikthyer në qytetin britanik për të marrë pjesë në audicionet e “Britain’s Got Talent”.
Hollie Booth, 13 vjeç, u “pushtua” gjatë shpërthimit nga krahët e hallës së saj Kelly Breëster, 32 vjeç, që mbeti e vrarë nga terroristi Salman Abedi majin e vitit të kaluar, pak pasi kishte përfunduar performanca e këngëtares Ariana Grande.
Ndërsa natën e djeshme, adoleshentja nga Sheffieldi u rikthye në qytetin ku 22 persona u vranë e qindra të tjerë u plagosën, për të performuar me sukses me grupin e saj të kërcimit “RISE”.
Adoleshentja, gjithsesi u paraqit me një karrige me rota, për shkak të dëmtimeve në të dyja këmbët pas atij sulmi, që i shkaktoi edhe një dëmtim të rëndë në nerva. Ajo i është nënshtruar 11 operacioneve deri më tani, e parashikohet t’i nënshtrohet të tjerave në të ardhmen.
Performanca la të shtangur pjesëtarët e jurisë, Simon Cowell, Amanda Holden, David Walliams dhe Alesha Dixon.
Top Channel