Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, feston këtë të shtunë 92-vjetorin e lindjes.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, llogaria e Familjes Mbretërore publikoi foto nga arkiva të Mbretëreshës Elizabeth kur ka qenë tepër e re, e sigurisht i bëri homazh dedikimit jetëgjatë të saj në shërbesat publike.
Happy 92nd Birthday to Her Majesty The Queen!#QueensBirthday #HappyBirthdayHerMajesty pic.twitter.com/6FqHbsJmyN
— The Royal Family (@RoyalFamily) April 21, 2018
Mbretëresha dhe pjesëtarë të tjerë të familjes do të marrin pjesë në një koncert yjesh në “Albert Hall” të Londrës, mbrëmjen e kësaj të shtune, sipas njoftimit zyrtar në “Twitter”.
On her 21st birthday, The Queen made a speech dedicating her life to service and to this day continues to carry out Royal Duties, from visits to charities & schools, to hosting Heads of State & leading the nation’s celebratory events.#QueensBirthday #HappyBirthdayHerMajesty pic.twitter.com/mHERAPCREf
— The Royal Family (@RoyalFamily) April 21, 2018
Shfaqja muzikore, ku marrin pjesë këngëtarë si Sting, Shaggy dhe Kylie Minogue, do të transmetohet drejtpërdrejt nga BBC, në televizion dhe radio.
Mbretëresha mirëpriti udhëheqësit e Commonwealthit në Britani gjatë kësaj jave, për një samit nga i cili u konfirmua se djali i saj, Princi Charles do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i organizatës, pas vdekjes së saj.
Të dielën, ajo do t’i japë edhe startin zyrtar nga distanca Maratonës së Londrës, nga një podium special në kopshtin e kështjellës “Windsor”. Kjo do të shënojë plot 110 vite nga Maratona Olimpike e vitit 1908, e nisur pikërisht nga kjo kështjellë, asokohe nga Princesha Mary, gjyshja e Mbretëreshës Elizabeth.
Muajin e ardhshëm, nipi i saj, Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen zyrtarisht në kështjellën “Windsor”. Mbretëresha feston gjithashtu ditëlindjen zyrtare në qershor të çdo viti, përmes paradës ushtarake tradicionale të quajtur “Trooping the Colour”.
Top Channel