Qeveria e SHBA mund të ketë punuar fshehurazi mbi ‘kontrollin nga larg të mendjes’ si dhe për ‘fshirjen e kujtesës , sugjerojnë disa dokumente të zbuluar aksidentalisht.

Një gazetar, shkruan DailyMail, pretendon se e ka marrë këtë informacion gabimisht si përgjigje të kërkese që ai kishte bërë rreth një çështjeje tjetër.

Në atë që duket si një komplot nga “X-Files”, tregohen hulumtime të çuditshme për krijimin e një arme psiko-elektronike.

DailyMail shkruan se ka kontaktuar me palët e përfshira në këtë çështje, por ende nuk ka marrë një përgjigje mbi vërtetësinë e këtyre eksperimenteve.

Dokumentet në fjalë i janë dërguar Curtis Waltman, një gazetar që punon për jofitimprurësen “MuckRock” në Boston, e cila është e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit të bëjnë kërkesa, bazuar mbi Lirinë e Informacionit, nga autoritetet.

Ai po hetonte mbi aktivistë të ekstremit të majtë dhe grupet supremaciste të bardha që ajo iu ka dalë kundër, kur pretendon të ketë bërë edhe zbulimin aksidental.

Dokumentet ishin përfshirë në një material që ai kishte siguruar nga “Washington State Fusion Center”, një degë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare që siguron shkëmbimin e informacionit dhe analizën, pretendon Waltman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA