Sienna Miller nënë për herë të tretë, aktorja 44-vjeçare sjell në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin e saj, Ollie Green 11/05 22:17
Një moment prekës për zjarrfikësit e Karagandas në Kazakistan.
Ata shpëtuan një mace që kishte ngecur brenda një vrime betoni. Macja kishte dashur të kalonte përmes saj, por kishte ngecur dhe po luftonte të merrte frymë.
Fatmirësisht, mjaullimat u dëgjuan nga një kalimtar i cili lajmëroi shërbimet e emergjencës së qytetit. Në një orë shërbimet zjarrfikëse liruan kafshën, por u prekën nga mjaullimat e maces.
“Kur shërbimet tona arritën, pamë macen që kishte ngecur në vrimën e betonit”, rrëfen kreu i shërbime rajonale Andrey Friedovksy.
Duke bërë shaka ai thotë që e “nxorëm macen dhe e porositëm të mos e bënte më një gjë të tillë”.
Top Channel