Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Jurgen Klopp nuk pranon ta thotë me zë të lartë, por ka një ëndërr të fshehur në finalen shpërthyese të këtij sezoni: që të marrë Ligën e Kampioneve të humbur me Borusian e Dortmundit, kur ishte vetëm pak minuta larg titullit, në vitin 2013.
Kundër tij ishte Bajerni i Mynihut dhe Jup Hajnkes, që mund t’i ketë sërish pas 5 vjetësh në finale. Jurgen Klop, në moshën 50-vjeçare, kërkon të fitojë diçka të rëndësishme, madje mendon për t’i dhënë lamtumirën futbollit.
“Me të gjitha gjasat nuk do të stërvis më një skuadër në moshën e Jup Hajnkesit, edhe pse admiroj se çfarë po bën ai. Puna e trajnerit është intensive dhe pas eksperiencës me Liverpulin do të bëj sigurisht një vit pushim, një premtim që i kam dhënë familjes”, tha trajneri gjerman.
Jurgen Klop nuk e mohoi gjithashtu që do të ishte një ëndërr rikthimi i tij te Borusia e Dortmundit. “Te Mainzi dhe Dortmundi kam kaluar vite të mrekullueshme dhe një ditë mund të rikthehem”, tha trajneri, i cili gjithsesi në fokus ka një hakmarrje të bukur në Champions, ndaj Bajernit dhe Jup Hajnkesit.
Top Channel