Një automjet tip BMW X5, në pronësi të Ardian Gurrës, drejtor i Arsim-Kulturës dhe Komuniteteve Fetare në Bashkinë e Durrësit, është djegur mesnatën e kaluar në qytetin bregdetar.

Mjeti ndodhej i parkuar në rrugën paralele me portin detar. Paraprakisht, policia e Durrësit deklaroi se dyshohet që shkak i zjarrit ka qenë një defekt në pjesën e kroskotit në automjet, po nuk përjashtohet as mundësia që mjeti të jetë bërë objekt vjedhjeje dhe më pas i është vënë zjarri për të zhdukur gjurmët.

Ndërsa pronari i mjetit nuk ka shprehur dyshime mbi shkaqet e ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel