U nda nga burri, nis postimin e fotove me mbathje në Instagram

19/04/2018 16:59

Jenna Dewan është kthyer fuqishëm në rrjetet sociale pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Channing Tatum.

Në postimet më të fundit në Instagram, aktorja 37-vjeçare shihet e shtrirë në shtrat me mbathje.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan u ndanë pas nëntë vitesh martesë. Ata kanë një vajzë të quajtur Everly, e cila më 31 maj do të mbushë 5 vjeç, dhe thonë se “mbeten prindër të përkushtuar”, pavarësisht ndarjes.

Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.

Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit “Step Up”, në vitin 2006 e u martuan pas tre vjetësh.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel