Sadiku ndjek nga stoli fitoren e Levantes, Sociedad shkatërron Atleticon

19/04/2018 23:24

Armando Sadiku pa nga stoli ndeshjen mes Levantes dhe Malagës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, pas një goli në sekondat e fundit Sulmuesi elbasanas i Kombëtares shqiptare nuk u preferua për asnjë minutë nga trajneri i Levantes, madje as në momentet kur skuadra po vuante për të gjetur golin.

Me këtë fitore Levante hedh një hap shumë të rëndësishëm për qëndrimin në La Liga, ndërsa Malaga bie zyrtarisht në Secunda Division, pas 10 vitesh.

Më herët, Atletico e Madridit u surprizua, teksa u mposhtur nga Real Sociedadi me rezultatin e thellë 3-0. Vendasit kaluan në avantazh më anë të Willian Jose në minutën e 27’, ndërsa në pjesën e dytë Juanmi shënoi një dopietë, duke fiksuar edhe rezultatin final 3-0.

Pavarësisht humbjes, Atletico e Madridit mbetet në vendin e dytë, por tashmë kur kanë mbetur vetëm 5 javë nga fundi i La Ligës, diferenca me Barcelonën kryesuese është plot 12 pikë.

Kjo do të thotë se skuadra e Valverdes mund të sigurojë titullin që këtë fundjavë, në transfertën ndaj Deportivo La Corunës, nëse merr fitoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA