24/05 15:52
Milani është në ankth për gjendjen fizike të mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.
Qendër-mesfushori kuqezi prej të martës së kaluar, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, kishte dhimbje në gju, por nuk dukej se nuk ishte një problem edhe aq serioz, duke u grumbulluar për sfidën e së mërkurës kundër Torinos.
Por kundër “granatave”, Calhanoglu nuk u aktivizua prej fillimit pikërisht për shkak të bezdisjes që kishte në gju.
Sot priten të dalin rezultatet e mjekëve, por frika për turkun është se mund të ketë ndonjë problem në ligamente që mund ta lërë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Top Channel