Një organizatë joqeveritare amerikane, e quajtur Instituti i Efekteve Shëndetësore ka publikuar nëj raport vërtetë alarmant mbi ndotjen e ajrit nga pluhuri dhe smogu.
Sipas këtij Instituti, 95 % e njerëzve në botë thithin ajër të ndotur, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga viti në vit.
Statistikat flasin për një shifër të frikshme prej 6.1 milionë njerëzish, që kanë humbur jetën si pasojë e ajrit të ndotur, vetëm në vitin 2016.
1/3 e popullsisë botërore është e ekspozuar ndaj ndotjes dhe 7 miliard njerëz jetojnë në zona në të cilat pluhurat e imët i tejkalojnë limitet e vendosura nga OBSH.
Problemi është më akut kryesisht në Azi, ku në kinë dhe indi numërohet gjysma e viktimave nga ndotja e ajrit. Ajri i ndotur përkeqëson simptomat e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe provokon vdekje të parakohshme.
Top Channel