Chelsea fiton dhe ngushton në 5 pikë distancën me vendin e katërt

19/04/2018 22:57

Chelsea i Antonio Contes ka bërë një hap përpara drejt realizimit të një objektivi të rëndësishëm, siç është pjesëmarrja në Champions vitin e ardhshëm, teksa e ka shkurtuar në vetëm 5 pikë diferencën me Tottenhamin e vendit të katërt.

“Blutë” e Londrës fituan në transfertë përballë Burnleyt, me rezultatin 1-2, një fitore me shumë vlera kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i sezonit në Premier League.

Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 20, me anë të një autogoli të vendasve të shkaktuar nga Long, ndërsa në pjesën e dytë rezultati u barazpeshua në minutën e 64-t, kur shënoi Barnes për Burnleyn. Por, vetëm 5 minuta më pas, Victor Moses do të kalonte sërish në epërsi “blutë” londinezë, për ta ruajtur avantazhin deri në mbyllje të takimit.

Top Channel