Instrumentisti me famë ndërkombëtare Arkady Shilkloper, do të sjellë tingujt e tij rus mbrëmjen e 24 prillit në skenën shqiptare në edicionin e tretë të festivalit të tunxhit.
Por nuk do të jetë i vetëm, pasi krah tij do të intepretojnë edhe të tjerë virtuoze nga Italia, Amerika, Izraeli, Rumania, Kosova. Ndërsa kompozitoret e rinj shqiptarë Dorian Cene, Enis Mullai dhe Ergis Spahiu do të kenë dritën e tyre jeshile të hapur drejt kontinentit australian.
“Është mbështetja e kompozitorëve shqiptarë nga një kompani australiane. Kjo kompani ka mbështetur 3 kompozitorë shqiptarë për të kompozuar pjesë të reja. Këto kompozime do të promovohen më pas në Australi në koncerte të ndryshme”, thotë Ilir Kodhima, Drejtor Artistik i “Brass festival”.
“Kjo mbështetje ka qenë për një arsye fillestare shumë të mirë, sepse garancia që na jepte Iliri si artist, por edhe si organizator apo ideator i një përmbajtjeje artistike të një festivali kaq dinjitoz, për instrumentet e tunxhit, i cili deri dje mendohej që nuk ka qenë mjaftueshëm për një publik më të gjerë. Ka qenë kjo garancia e parë dhe mendojmë që rritja e kapaciteteve të artistëve na ka bindur që në vite ky festival ka arritur që të krjijojë e të zhvillojë hartën e tij të pjesëmarrjes së trupave të artistëve”, tha Herida Duro, drejtore e artit dhe kulturës, ministria e Kulturës.
Një vëmendje të veçantë në këtë edicion do të marrë edhe viti i Skënderbeut përmes kolonës zanorë të filmit, kompozuar nga Cesk Zadeja, që do të vijë në një formë të re.
“Jemi munduar shumë që të kemi pjesë të reja, por edhe riarranxhime të risjella në mënyrë ndryshme. Njëra prej tyre është suita nga filmi “Skënderbeu”, tha Kodhima.
Brass Festival do të mbahet në Tiranë nga data 23-28 prill.
Top Channel