“Vitin tjetër i zë vendin Ledionit”

18/04/2018 22:24

Një prej finalistëve të “The Voice Kids” është shumë i sigurtë që vitin tjetër do e zërë ai vendin e Ledion Liços si prezantuesi i spektaklit.

“Ledioni e ka thënë vetë. Në “The Voice”-n e ardhshëm, do të jem unë prezantuesi. Akoma nuk e kam nënshkruar kontratën, por jemi në bisedime e sipër”, tha Denisi në “Top Show Magazine”.

Finalistët e tjerë zbuluan edhe “planin” e Denisit për t’i zënë vendin edhe Dojnës dhe Kelvit.

Në finalen e “The Voice Kids” do të shkojnë Sindi dhe Frensi nga Skuadra Gjoka, Rita dhe Klea nga Skuadra Eneda, Ana dhe Denisi nga skuadra Miriam.

Një finale e paharrueshme me një zë triumfues që do të kurorëzohet me kupën e artë të “The voice Kids”. Të premten, në orën 21:00, nën moderimin e Ledion Liços, në Top Channel.

Top Channel