Transportoi kokainë me vlerë 21 mln dollarë, dënohet trafikantja

18/04/2018 10:31

Foto me bikini në Bermuda, me arra kokosi në Tahiti dhe xhiro me motora në Peru.

Këto janë pak nga fotot që dy kanadezet, të akuzuara për trafik droge në Australi, kanë publikuar nga pushimet e tyre super luksoze. Melina Roberge, tashmë 24 vjeç, është dënuar këtë të mërkurë me 8 vite burg. Ndërkohë, ish-porn starja Isabelle Lagace, është dënuar më herët me 4 vite burg.

Melina është shprehur se ishte e varuar nga “Instagrami” dhe realizimi i fotove në pushime luksoze. Melina Roberge dhe 28-vjeçarja Isabelle Lagacé u arrestuan së bashku me një bashkëpunëtor të tretë, Andre Tamine, dy vite më parë në Sidnej të Australisë teksa transportonin 95 kg kokainë me kroçerë.

Në rrjetet e tyre sociale faktohet jeta e luksit që ato bënin, luks të cilin ato nuk mund ta përballonin sipas pagave të deklaruara që merrnin.

Pushimet e tyre në vende ekzotike dhe udhëtimi me kroçerë, ku bileta për person kushton 15, 000 dollarë, besohet nga autoritetet se kanë ardhur si pasojë e fitimeve të veprimtarive ilegale e trafikut të drogës.

FOTO GALERI
3/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA