Pas fitores bindëse 4-0, Luciano Spalletti është shfaqur mjaft i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, që mori një 3-pikësh shumë të vlefshëm në luftën për një vend në Champions.

“Skuadra luajti mjaft mirë dhe më pëlqeu mënyra se si lojtarët e menaxhuan lojën, sepse pasi siguruam rezultatin, u munduam të qarkullojmë, për të mos shpenzuar shumë energji”, deklaroi Spalletti.

Icardi shënoi golin e 25-të sezonal, duke regjistruar një rekord personal, ndërsa Rafinha dhe Brozoviç treguan se janë një vlerë e shtuar për Interin, në këtë fazë të sezonit.

“Më vjen mirë për Mauron, që theu rekordin e tij personal dhe tani ka mundësi të shkojë edhe më tej. Unë nuk kam qenë asnjëherë i shqetësuar ëpr rastet e humbura në takimet e fundit, por ai vetë ka qenë shumë më i preokupuar për këtë aspekt”, tha trajneri i Interit.

Yann Karamoh luajti për më shumë se 70 minuta, duke zgjuar shpesh entuziazmin e tifozërisë dhe fituar duartrokitjet e tyre të gjata. Gjithsesi, Spalletti nuk është totalisht i kënaqur nga ai dhe ka një këshillë edhe për finten e bërë në pjesën e dytë.

“Karamoh është një djalosh i shkëlqyer në lojën një kundër një, pasi askush nuk mund ta ndalë. Ka ende probleme në momentin kur topin e ka kundërshtari, pasi nuk bëhet pjesë e skuadrës, pro publiku argëtohet shumë me të dhe më vjen mirë. Duhet të përmirësohet edhe në aspektin e finalizimeve, ndërsa nëse dëshiron të bëhet një kampion, atë finte që bëri sot, nuk duhet ta përsërisë më”, tha Spalletti pas ndeshjes.

Top Channel