Seria A, Juventusi hap kampionatin; Milani i jep lamtumirën zonës Champions

18/04/2018 22:46

Juventusi shkaktoi surprizën në javën e 33-të të Serisë A, duke mos shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Crotones.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh të parët me Alex Sandro, por vendasit barazuan me Simy në minutën e 65.

Nga hapi fals i kryesuesve të kampionatit italian përfitoi Napoli. Me fitoren 4-2 ndaj Udineses, skuadra e Sarrit e ul në 4 diferencën me Juventusin, duke hapur çështjen e titullit kampion.

Ndërkohë, Roma dhe Lazio fituan respektivisht ndaj Genoas (2-1) dhe Fiorentinës (3-4). Skuadrat e kryeqytetit rimarrin vendin e tretë dhe të katërt, duke lënë jashtë zonës Champions Interin. Nga lufta për vendin e katërt ka dalë përfundimisht Milani, që nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë në transfertën ndaj Torinos. Kuqezinjtë shënuan me Bonaventurën në pjesën e parë, por torinezët barazuan me De Silvestrin në të dytën.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A u regjistruan këto rezultate: Benevento-Atalanta 0-3, Sampdoria-Bologna 1-0, Spal-Chievo 0-0 dhe Verona-Sassuolo 0-1.

Top Channel