Ajo ishte nën hetim për sjellje të keqe, ndërsa në këtë situatë kishte marrë edhe një leje prej 7 muajsh pasi ndjehej e stresuar, por sërish situata nuk është aspak e qetë.

Fjala është për rreshteren Leanne Carr në Lincolnshire të Anglisë, e cila edhe pas pushimeve duket se sërish nuk është në një situatë të qetë.

Në kohën që ajo ishte me pushime dhe nën hetim, ajo postoi foto nga Tajlanda, Qiproja, Austria dhe Afrika e Jugut.

“Daily Mail” shkruan se kolegët e saj janë zemëruar me të pas publikimit të fotove. Megjithatë një zëdhënës i policisë u shpreh se oficerët që marrin leje për probleme shëndetësore mund të shkojnë edhe me pushime.

FOTO GALERI
7/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA