Peter Crouch bëhet protagonist në… golf

18/04/2018 17:28

Peter Crouch është fotografuar duke luajtur golf, një sport të cilin e pëlqen shumë kur ka disa ditë pushimi nga futbolli.

Sulmuesi i famshëm anglez, i cili aktualisht luan për Stoke City, është bërë protagonisti i ditës në rrjetet sociale me fotografinë në fjalë, ku shihet duke u përpjekur të godasë topin me një shkop të shkurtër.

Duke qenë se vetë është mbi dy metra i gjatë, Crouch ka marrë një pozicion qesharak, që është bërë shkak për tallje nëpër rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel