Pas Mercedes e Ferrari, edhe Williams kërcënon të braktisë F1

18/04/2018 16:08

Liberty Media po përballet me vështirësi të mëdha për implementimin e rregullave të reja në Botërorin e Formula 1 të vitit 2021. Në javët e fundit dy superfuqitë e këtij kampionati Mercedes e Ferrari kërcënuan me largimin e tyre nga Formula 1 nëse nuk rishihet cështja e standardizimit të motorëve.

Tani është një skuadër tjetër që e bën një kërcënim të tillë dhe bëhet fjalë për Williamsin që kërkon vendosjen e një tavani në buxhetin e skuadrave i cili së fundmi është folur se do të ishte 150 milionë Dollarë.

Nëse Liberty media nuk e miraton një lëvizje të tillë atëherë ëilliams do të largohet nga kampionati i Formula 1.

Është Claire Williams që e konfirmoi këtë në një intervistë për RaceFans. ‘Unë e shoh nga këndvështirmi im, nëse nuk do të miratohet kjo masë, atëherë Williams do të mbyllet përfundimisht-tha Claire Williams-Në Bahrein isha më optimiste në lidhje me këtë temë, por ka persona që janë negativë. Ne kemi fatin që për ne kjo po funksionon, sepse besoj se Williams është modeli që tregon sesi duhet të funksionojë një skuadër e Formula 1.

Top Channel