Pas luftës u tha se u larguan liderët nazistë, gjendet nëndetësja

18/04/2018 09:57

Një nëndetëse gjermane që thuhet se ka larguar lidershipin nazist pas disfatës për në Amerikën e Jugut, është zbuluar pas 73 vjetësh.

U-3523 ishte një nga nëndetëset e Hitlerit të tipit XXI, një dizajn i ri dhe i avancuar për kohën, por që erdhi vonë për të ndaluar fitoren e Aleancës.

Ajo ishte klasi i parë i anijeve U, e projektuar për të lundruar për një kohë të gjatë në ujëra dhe që u jepte mundësinë të lundronin pa u ndalur në Amerikën e Jugut.

U-3523 mendohet se u mbyt nga sulmi britanik i Liberator B24 më 6 maj 1945, por pamundësia për të gjetur rrënojat, kishte sjellë dyshime se ajo mund të kishte ikur.

Por mbetjet e saj tashmë janë gjetur disa milje në veri të Skagen, qyteti më verior i Danimarkës dhe rreth 9 milje larg vendit ku ishte raportuar nga bombarduesit britanik. Muzeu i Luftës së Detit në Danimarkë i cili gjeti nëndetësen, thotë se nuk ka prova se ajo po largohej me liderë nazistë apo të jetë plaçkitur.

Pas luftës pati zëra se disa liderë nazistë u larguan me nëndetëse U dhe morën me vete dhe floririn nazist, dhe flitej për U-3523.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA