Në vendin tonë sot numërohen 2.297 monumente kulture, 190 prej të cilave janë shpallur zona të mbrojtura, por rëndësia e monumenteve dhe mbrojtja e tyre, në optikën e shtetit shqiptar, ka qenë e ndryshme përgjatë viteve.

“Dita Botërore e Monumenteve është një moment reflektimi për mbrojtjen e monumentit dhe është e nevojshme të bësh një retrospektivë të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur. Ndërgjegjegjja e pakët shtetërore në momentin kur ka pasur luhatje të shtetformimit shqiptar nuk ka bërë të mundur që të ruheshin dhe mbaheshin këto monumente. Flas për vitet ‘20, ‘30, ‘40. Në mesin e viteve ’50 ka nisur një pune intensive për ruajtjen e monumenteve dhe identifikimin e tyre. Problemi më i madh ka ardhur pas viteve ’90 për shkak të rënies së shtetit, sepse për shkak të asaj ‘që nuk është e jona’. Pas viteve ’90 e me tej ka pasur një sensibilizim më të madh”, thotë drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi.

Monumentet në vendin tonë paraqesin si rrallëherë një shtresëzim qytetërimesh që nga qyteterimi ilir, helen, romak, venecian, bizantin e osman; një ndërthurrje që në një kohë të shkurtër i jep vizitorëve të huaj, por edhe shqiptarë, një pasqyrë të monumenteve dhe historisë së Shqipërisë e bashkë me të, të rajonit e Mesdheut.

“Përcaktimi i Trashëgimisë Kulturore si një motor gjenerues i lëvizjes së të ardhurave të vendit së bashku me turizmin kulturor ka dhënë një lloj zgjimi të ndërgjegjes jo vetëm tek institucionet, por edhe tek vetë komuniteti”, thotë Koçi.

Në Ditën Botërore të Monumenteve hyrja në muze dhe site trashegimie kulturore në të gjithë vendin është pa pagese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA