Është Laçi finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, pasi ka barazuar 1-1 në Zeqir Ymeri të Kukësit, në një ndeshje të vështirë. Për herë të kartërt skuadra laçiane shkon në finale e këtin aktiviteti.

Me barazimin 0-0 të ndeshjess ë parë Kukësi shpresonte kualifikimin, duke shfrytëzuar faktorin fushë në përballjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Dhe në fakt vendasit ishin më dominues në lojë, duke marrë inciativën me më shumë lojë sulmuese. Në minutën e 19-të me një aksion vetiak Sidrit Guri fitoi një 11 metërsh, të cilin e ktheu në gol po vetë.

Goli vendosi në qetësi vendasit që patën një mbështetje të madhe nga tifozët. Në pjesën e dytë loja humbi ritmin e saj dhe Kukësi dukej i kënaqur nga rezultati, dhe pikërisht nga kjo përgjumje përfitoi Laçi, që në minutën e 78-të, ga një aksion pa shumë pretendime gjeti golin e barazimit me Rexhinaldon.

Përpjekjet e Kukësit ishin të zbrehta për të kërkuar kualifikimin që I buzeqesh për herë të katërt në historinë e klubit, Laçit.

Top Channel