Shqipëria do të mirëpres për herë të parë kampionatin botëror të shkollave në shah për vitin 2018. Një aktivitet i veçantë ku pjesëmarrës do të jenë mbi 400 nxënës nga 7 deri në 17 vjeç nga vende të ndryshme të botës të cilët do të garojnë në disa kategori, për të qenë ata fituesit e çmimeve të para dhe merituar medaljet e arta.
Ky aktivitet sportive me rëndësi që zhvillohet nga 20-29 Prill, organizohet nga Federata Shqiptare e Shahut( FSHSH) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), si dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky kampionat që do të zhvillohet në Durrës, gjatë 8 ditëve intensive të garimit mirëpret të gjithë të pasionuarit pas këtij sporti elitar që le gjurmë në mendjet e njerëzve.
Sfiduesit do të ushtrojnë në praktikë strategjitë e tyre, duke provuar aftësitë e stërvitura prej kohësh. Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqendrimi ndaj dhe është një ndër lojërat logjike më komplekse e cilësuar edhe si “Shkenca e mendjes”.
Top Channel