Për mesfushorin Gagliardini sezoni ka përfunduar 5 javë përpara. Ky është konstatimi i parë që vjen nga stafi mjekësor i skuadrës zikaltër, që mendojnë se tërheqja muskulare që shtatlarti pësoi, mund të vonojë disa javë rikthimin e tij.

Roberto Gagliardini pësoi një tërheqje muskulare në minutën e 37-të të ndeshjes që Interi luajti në San Siro përballë Kaljarit. Futbollisti u zëvendësua nga Borja Valero. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Gagliardini ndërkohë është munduar të qetësojë tifozët ziklatër: “Jam besimplotë që do të rikthehem shumë shpejt, për të ndimuar skuadrën në këtë fundsezoni”.

Stafi mjekësor ndërkohë nuk ka përcaktuar ende shkallën e dëmtimit, ndërsa priten të kryehen kontrolle më specifike për dëmtimit e mesfushorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA