Kundërshtarët i ka të shumtë, por doktori Philip Nitschke, i njohur ndryshe edhe si “Doktori Vdekja” ka vijuar me planet e tij.

Së fundmi ai ka ndërtuar me anë të teknologjisë së printimit 3D, “Sarcon” (shkurtim i Sarkofag), një makineri vetëvrasëse, që thotë se “ të mbaron punë me një të rrahur të syve”.

Nitschke thotë se ideja për të ndërtuar një makineri të tillë u lindi në vitin 2012, me rastin e britanikut Tony Nickelson. Ky i fundit kishte pësuar një trompozë në 2005 dhe kishte mbetur plotësisht i paralizuar dhe as mund të fliste.

Ai kërkoi që t’i nënshtrohej eutanazisë me ndihmën e mjekëve, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Pas këtij vendimi, familjarët e Nicklinson iu drejtuan Philip Nitschke, që nisi të shqyrtojë mundësinë e ndërtimit të një mekanizmi vetëvrasës që aktivizohej vetëm nga një e rrahur e qepallave të syve.

Kanë kaluar 6 vite që nga ajo kohë dhe Nitschke thotë se prototipin e parë e ka gati, megjithëse nevojitet edhe pak punë. Doktori i vdekjes sqaron se makineria funksionon duke çliruar gaz nitrogjeni, që shkakton vdekjen.

Synimi i Nitschkes është “t’u ofrojë klientëve të tij mundësinë e një fundi paqësor, pa ndihmën e askujt dhe në një mënyrë që ai e quan efektive dhe dinjitoze”.

“Vdekja nuk mund të konsiderohet si diçka nga e cila mund të fshihemi”, thotë ai për The Independent.

Makineria e Nitschkes ka ringjallur debatet dhe kundërshtarët e eutanazisë kanë nisur peticione në vende të ndryshme të botës për të mos e lejuar këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA