Belotti-Milan, sonte hera e fundit kundër?! Gattuso: Është si Sheva

18/04/2018 11:56

Gjatë verës së kaluar nuk munguan aspak tentativat për ta veshur Andrea Belottin kuqezi, por pavarësisht përpjekjeve drejtuesit e Milanit nuk arritën dot një akord me Torinon.

Pro sonte luhet Torino-Milan, e ku Belotti do të jetë sërish në fushë kundër Milanit, e ndoshta për herë të fundit.

Jo vetëm Montella në verë, por edhe Gattuso e kërkon me ngulm sulmuesin e Torinos, të cilin e ka trajnuar për 20 ditë në Palermo.

“Pas Shevchenko-s, është lojtari që më ka mahnitur më tepër. Kur gjuan, shenjestron gjithnjë portën, me kokë është i pabesueshëm. Më ka pëlqyer që ditën e parë që e pashë”, ka deklaruar trajneri i kuqezinjve.

Problemi është gjithnjë klauzola prej 100 milionë euro. Presidenti i “granatave”, në fakt, nuk duket i interesuar të pranojë një ofertë tjetër.

Top Channel