Studimi: Ngjyrën e flokëve e përcaktojnë 124 gjene
17/04/2018 14:36
Rezultatet e një hulumtimi të ri tregojnë se 124 gjene kanë rol kyç në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut, mbi 100 prej të cilave nuk njiheshin më parë për influencën e tyre në pigment.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e AND-së të më shumë se 300.000 personave me origjinë nga Evropa, shkruan “Science Daily”.
Tim Spector, nga Universiteti Kings College në Londër, tha se ky studim do të ketë rëndësi të madhe në mjekësi dhe biologji. “Deri tani ky është studimi më i madh gjenetik mbi pigmentimin, e do të kontribuojë në kuptimin më të mirë të sëmundjeve si melanoma, formën agresive të kancerit të lëkurës”, tha Spector.
Top Channel