Një pasagjere u nxor dhunshëm, fatmirësisht pjesërisht, nga një dritare e avionit të kompanisë “Southwest Airlines”, e u desh të tërhiqej nga brenda prej pasagjerëve të tjerë, pasi avioni u godit nga një “predhë” pas shpërthimit të motorit.
Avioni nuk kishte shumë që ishte ngritur në fluturim nga Aeroporti “LaGuardia” në Nju Jork, e kishte për destinacion Dallasin, kur motori i krahut të majtë shpërtheu dhe një “predhë” fluturoi drejt dritares, pranë së cilës ndodhej pasagjerja e prekur.
Avioni arriti të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Philadelphias, në orën 11:30 të mëngjesit me atë lokale. Sipas pasagjerëve të tjerë në avion, “predha” theu xhamin e dritares pranë pasagjeres femër, e cila “u gëlltit” pjesërisht, teksa avioni bënte uljen e detyruar.
Gruaja është dërguar në spital, por shkalla e dëmtimeve të saj ende nuk dihet. Një infermiere dhe një tjetër pasagjere e ndodhur në fluturim ndihmuan gruan derisa avioni u ul, e më pas ajo iu drejtua spitalit. “Southwest Airlines” njoftoi se nuk kishte dijeni për dëmtimet e gruas.
Pasagjerët e tmerruan ndanë video e foto nëpër rrjetet sociale, përpara se avioni të zbriste me një shpejtësi prej rreth 900 metrash për minutë.
Top Channel